Koronavirus “fik” Krishtlindjet në Milano

511
0

Këtë vit Milano do t jete pa drita zbukuruese, në respekt për jetet e humbura dhe mjekët. Vendimi është marre nga shoqata Vie dello Shopping që përfshin bizneset tregtare në qytetin botëror të modës, Milanon.

“Pas një mbledhjeje të shoqatës “Vie dello Shopping”, ne vendosëm të mos ndriçonim rrugët tona për Krishtlindje.

Një vendim i dhimbshëm, sepse për herë të parë nuk do t’i zbukurojmë rrugët tona me dritat e zakonshme”, tha Gaetano Bianchi, president i Ascoloren – një grup që bashkon tregtarët e Lorenteggio – dhe Luigi Ferrario, president i shoqatës së “Le Vie dello Shopping”.

Arsyeja është: “Ky veprim është një shenjë respekti dhe afërsie për familjet e viktimave të këtij covidi të mallkuar dhe për të gjithë stafin mjekësor që edhe ato ditë do të jenë në pavijonet spitalore për të punuar e për të shpëtuar jetë të tjera”, shpjeguan Gaetano Bianchi e Luigi Ferrario.

“Është e qartë se ne nuk ndalojmë askënd ta bëjë këtë, por si një shoqatë tregtare nuk do të bëjmë atë që është bërë ndër vitet e kaluara – shtoi Ferrario.

Shpresojmë që vendimi ynë i maturisë dhe respektit do të shohë përfshirjen e shoqatave të tjera dhe gjithashtu të vetë komunës”.

“Ne gjithashtu u kujtojmë milanezëve se shumë dyqane rrugësh kanë faqet e tyre online ku mund të blejnë, dhe gjithçka që do të fitohet do të tatohet në Itali. Sigurisht që ne tregtarët shpresojmë në një zbutje të masave, por sot duhet të jemi realistë”.

“”Kohët e fundit dikush është përpjekur të kundërshtojë interesat e tregtisë dhe misionin e mjekëve, duke harruar atë që bëmë në fazën 1, kur sollëm qindra mijëra maska në spitale. Shoqata falënderon edhe një herë të gjithë stafin mjekësor dhe infermieror i cili që nga marsi kurrë nuk ka ndaluar së luftuari kundër këtij armiku të padukshëm – përfundoi Bianchi.