17 vjeçari nga fshati Dvoran i Korçës, një djalë i talentuar me një ëndërr të madhe për tu bërë një futbollist me emër, është diagnostikuar me tumor malinj. I stërvitur duke ushtruar pasionin në fushë, Dorian Tahirllari në shtator të vitit 2018 rastësisht zbulon sëmundjen e tij për të cilën i’u desh të bënte kontrolle dhe një operacion për të hequr masën tumoriale.
Nuk ishte vetëm ky operacion sfida për të cilën Doriani e kishte fituar por vetëm pak kohë më vonë mjekët i zbulojnë një zhvillim të tumorit në stomak dhe shtyllën kurrizore. Këtu nisi dhe kalvari i gjatë i vuajtjes, shpresës dhe pamundësisë për të patur të gjitha trajtimet e nevojshme për të cilat kjo familje t’i përballojë.
Të shkuarat në Maqedoni dhe trajtimet në një spital privat janë ato për të cilat Doriani ka më shumë nevojë në këto momente.
Përballë kësaj situate të vështirë familja Tahirllari është e pafuqishme, me të ardhura të pakëta, me një vajzë 15-vjeçare të sëmurë, e kanë të pamundur ta përballojnë.
Nëna e Dorianit apelon për ndihmë, mes lotësh ajo shprehet e pafuqishme përballë këtij rasti ku biri i saj po lufton me jetën.
Doriani ëndërron të kthehet aty ku nisi ëndrrën, në fushën e sporti. Ai shpreson që një ditë do të bëhet mirë dhe ëndrra e tij të vazhdojë.
Familja Tahirllari në kushte të vështira ekonomike apelon për ndihmë. Një ndihmë sado e vogël do t’i japë shpresë kësaj familje dhe Dorianit të talentuar për tu shëruar dhe për të vazhduar pasionin e tij, futbollin!
Për ta ndihmuar redaksia e “BalkanWeb” vë në dispozicion numrin e telefonit dhe adresën e llogarisë së familjes së tij:
Nr tel:- 0695273438
Numer Llogarie 63535538001 IBAN AL542084106700000