Pjesa më e madhe e prodhimit të fasules në juglindje ka gjetur treg në vendet e Ballkanit. Më shumë kërkesa ka pasur nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vende drejt të cilave është eksportuar sasia më e madhe.
Rritja e volumit të eksporteve të fasules,por edhe rendimenti më i ulët pët shkak të ndryshimeve klimaterike,ka rritur gati dyfish çmimin e këtij produkti në tregun vendas.
Një kilogram shitet me 500 deri në 700 lekë.
Në kushtet e mugesës së fasules së vendit, në treg po dominon fasulja e importit.
Rajoni i Korçës është ndër prodhuesit më të mêdhenj të fasules nê vend,me 2434 ha sipërfaqe të kultivuar dhe prodhim vjetor 2700 ton. Vitin e kaluar janë eksportuar rreth 120 ton fasule në Greqi dhe 40 ton në Maqedoninë e Veriut.