Kontrolloni femijet me ke rrinë/ Gruaja filmon të miturën që dhunohet nga moshataret: Më fal që s’ndërhyra, por…

661
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në qytetin e Vlorës, ku tre adoleshente janë kapur duke dhunuar në mes të rrugës një bashkëmoshatare të tyre. Ngjarja është filmuar nga një grua e lagjes nga ballkoni i saj dhe videoja është dërguar në TVA News.

Gruaja, e cila ka zgjedhur të mbetet anonime, ka kërkuar falje që nuk ndërhyri për të ndaluar dhunën ndaj vajzës. Në videon e dërguar, dhuna është e dukshme dhe shqetësuese, me vajzën që goditet me shuplaka nga tre bashkëmoshataret.

Tva News ka publikuar videon, duke shpresuar që autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të hetuar dhe “ndëshkuar” përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm.

Ky incident nënvizon nevojën urgjente për edukim dhe ndërgjegjësim mbi dhunën dhe pasojat e saj, veçanërisht mes të rinjve.

“Pershendetje! Doja tju bej nje thirrje te gjithe prindereve nese e postoni kete vidio . Te lutem shikoni dhe kontrolloni femijet me ke rrin ku ven mire ketyre ju kan mar trut era po juve a ju dhimbset gjaku juaj se neser perfundojne bejn vetvrasje dhe eshte e gjitha per fajin tuaj . I kerkoj ndjes ksaj vajze qe nuk zbrita ta ndihmoje jemi familjare dhe shume te tjere si une qe pane dhe nuk ndihmuan por sot ka ardh shume kohe e keqe ruhemi nga cilimickat dhe ciliminjt ju kan mar trut era ju kan marr.” – shkruan qytetarja që ka dërguar videon.