“Përputhen” publikon Kontraten që Andi dhe Tea kane firmosur, Arjan Konomi nuk thote asnje fjale..

432
0

Pas daljes së fotove të Beartit me Tean, si dhe publikimeve te Andit, ne puntatën e sotme, prezantuesja e emisionit, Bora Zemani publikoi kontratën që Andi ka firmosur me “PërPuthen”, duke theksuar se në asnjë pikë të kontratës atij nuk i kërkohet të bëjë diçka që nuk dëshiron.

Ajo shprehet se rregullat e kontratës janë mjaft të thjeshta, duke filluar nga orari, ndërsa shtoi se i vetmi penalitet në rast mosrespektimi të rregullave, është një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Megjithatë ajo shtoi se ka patur mjaft konkurrentë që i kanë thyer këto rregulla dhe produksioni nuk ka çuar asgjë më tej.

“Kontrata nuk janë vetëm në televizion, por në çfarëdo pune. Ne e kemi kontratën që ata të dy kanë firmosur. Për ta sqaruar për të gjithë, Andi nuk ka kërkuar në asnjë moment të largohej nga emisioni. Ne patëm dyshime kur ai mungoi dhe menduam që ftohtësia e tij erdhi pas akuzave të Fationit, por Andi nuk ka kërkuar në asnjë moment të largohet. Në kontratë, që është firmosur nga Andi, në asnjë moment nuk i kërkohet të bëjë diçka që nuk do, janë disa kërkesa fare të thjeshta dhe nëse ka thyerje do jetë gjobë 5 mijë euro në rast se procedura nga Top-Channel vazhdojnë. Ka patur konkurrentë që i kanë thyer dhe ne si Top-Channel nuk ke çuar asgjë më tej. Në kontratë nuk ka asnjë detyrim për asnjë, penaliteti i vetëm është një gjobë prej 5 mijë eurosh”, ka sqaruar Zemani.