Konsullate shqiptare ne Milano ben njoftimin e rendesishem per shqiptaret ne Itali

2241
0

Të nderuar bashkëatdhetarë.

Ju njoftojmë se tashmë të gjithë ata shtetas që dëshirojnë të aplikojnë për pasaportë dhe/ose kartë ID, data e takimit merret brenda ditës dhe vendoset nga shtetasi në momentin e aplikimit online në portalin e-albania.

Për sa më sipër, nuk keni përse të paguani agjensitë. DATËN DHE ORËN PËR TU PARAQITUR NË PERFAQESI E ZGJIDHNI VETË JU NË MOMENTIN QË APLIKONI.

Për të marrë shërbime pranë Konsullatës se Pergjithshme ne Milano, ju duhet të kryeni paraprakisht kërkesën elektronike nëpërmjet platformës digjitale www.e-albania.al Theksojmë se aplikimi elektronik mund të kryhet individualisht nga telefoni juaj celular ose kompjuteri juaj personal dhe ka kosto zero.

RISITË E SHËRBIMIT KONSULLOR PRANË KONSULLATES SE PERGJITHSHME NE MILANO:

Caktimi nga vetë qytetarët në çastin e aplikimit të datës dhe fashës orare të takimit. Gjatë paraqitjes në Konsullate duhet të keni me vete e-mailin me detajet e takimit (datë, fashë orare, numër rradhe i cili gjenerohet automatikisht nga sistemi). Data e takimit caktohet brenda 24-orëve, për shërbimin gjatë orarit zyrtar. Shtetasit janë të lutur të respektojnë detajet e takimit të caktuar nga ata vetë.

Pagesa e faturave të shërbimit bëhet në bankë ose në çdo sportel nëpërmjet aparaturave POS të cilët pranojnë çdo lloj karte bankare dhe kanë komisionin më të ulët të transaksionit bankar (1 euro).

NUK LEJOHET PAGESA ME LEKË NË DORË.

𝑱𝒖 𝒎𝒊𝒓𝒆̈𝒑𝒓𝒆𝒔𝒊𝒎.