Kongresi i PS, Fatos Nano i bën ‘surprizën’ e papritur Edi Ramës

3292
0

Ish-kryeministri Fatos Nano nuk është i pranishëm në Kongresin e Partisë Socialiste.

Duket se ish-lideri i socialistëve ka refuzuar që të shërbejë si një fasadë për Ramën, dhe momentin e vështirë në të cilën ndodhet kryeministri.

Prania e Nanos në Kuvend u fry nga eksponentë të lartë në PS, të cilët nxituan të thoshin se ai do të ishte i pranishëm në Pallatin e Kongreseve.

Një ditë më parë, Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

Në nisje të Kongresit fjalën hyrëse e mbajti Taulant Balla, i cili u shpreh e në zgjedhjet e Qershorit PS-ja do të marrë dhe Bashkitë e drejtuara derimë tani nga demokratët.