Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

384
0
FILE PHOTO: French President Emmanuel Macron (L) shakes hands with Turkish President Recep Tayyip Erdogan before a bilateral meeting on the sidelines of a North Atlantic Treaty Organization (NATO) summit in Brussels, Belgium July 12, 2018. Ludovic Marin/Pool via REUTERS/File Photo

Presidenti i Frances, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai i ka dërguar një mesazh të qartë në gjuhën turke, presidentit Erdogan.

“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë, të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkruan ai.

Erdogan u shpreh një ditë më parë se tërheqja e anijes turke “Oruc Reis” nga ujërat e Mesdheut Lindor ishte një qasje e arsyeshme për t’i dhënë diplomacisë një shans.