Konfirmohen varianti anglez ne vendin tone/ Masat anti Covid, vjen njoftimi i rëndësishëm

833
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot mbajtjen në fuqi të masave aktuale kundër COVID-19 dhe për dy javë të tjera. Drejtuesja e Komitetit Mira Rakacolli tha se u vlerësuan me hollësi indikatorët dhe nga analiza e hollësishme si konkluzion jemi në atë që situata paraqitet e qëndrueshme dhe ajo tendencë uljeje që është vënë re disa javë më parë vazhdon të mbetet e tillë.

“Por natyrisht kemi të vërtetuar dyshimin që kemi variantin e ri britanik që dihet që ka më tepër infektueshmëri dhe agresivitet dhe mendojmë që masat kanë dhënë efikasitetin e tyre dhe do vazhdojmë t’i mbajmë dhe për një periudhë kohe 2-javore po në këtë status. Ora policore nga ora 20:00-06:00. Do vazhdojë mësimi online, për shkak dhe të numrat të të rinjve që janë rritur, edhe si rezultat i prezencës së virusit të ri, fluturimet me Britaninë do të mbeten të pezulluara dhe për një periudhë dy javore”, tha Rakacolli.

Sipas saj, nuk jemi aty ku duhet me zbatimin e masave dhe apeloi qytetarët për kujdes. “Shfrytëzojmë këtë moment për t’iu bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskës, të ruhet distancimi fizik, social, të evitohen pjesëmarrjet në aktivitete me shumë njerëz”, tha Rakacolli.