Konferenca e Donatorëve, ja sa para dhuroi Shqipëria për Ukrainën

185
0

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në konferencë është i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur donacionin për Ukrainën, duke thënë se shpreson që lufta të mbarojë sa më parë.

““Në aspektin dypalësh kemi qenë nga të parët që kemi dhënë kontributin tonë me municione për forcat e armatosura të Ukrainës. Në këtë konferencë donatorësh Shqipëria synon të ndihmojë me  milionë euro, jemi shumë të nderuar që jemi këtu, dhe jam shumë mirënjohës kryeministrave të Polonisë dhe Suedisë që na bënë pjesë të saj”, është shprehur kryeministri Rama.

Donatorët shpresojnë të mbledhin 10 miliard dollarë ndihmë financiare, dhurata, grante dhe borxhe për Ukrainën.

Në konferencën e organizuara nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, kanë marrë pjesë qeveri, kompani dhe individë.

“Lufta juaj është lufta jonë, ne jemi me ju”, është shprehur Von der Leyen teksa ka njoftuar ndihmë humanitare 200 milionë euro për Ukrainën.