Kompania arkitekturore kanadeze do të ndërtojë një resort në formë hëne në Dubai me vlerë 5 miliardë dollarë.
“Moon World Resorts Inc” do të ndërtojë resortin 225 metra të lartë në Dubai dhe resorti mund të jetë gati brenda 48 muajve. Nëse plani vazhdon, vendi i pushimeve në formë hëne pritet të tërheqë 2.5 milionë vizitorë çdo vit dhe brenda do të ketë një qendër Wellness dhe një klub nate.
Resorti do të përfshijë sektorë për turizmin hapësinor, mikpritjen dhe teknologjinë dhe të gjitha këto do të jenë të vendosura brenda një hëne të madhe me pika krateri. Resorti do të ketë 300 njësi rezidenciale private të quajtura ‘Sky Villas’ që janë në dispozicion për t’u blerë, dhe pronarët e vilave në fjalë do të bëhen anëtarë të një klubi ekskluziv privat të vendosur në resort.
Duke folur për projektin, Michael R. Henderson, një nga bashkëthemeluesit e resortit, tha:
Moon Dubai do të jetë projekti më i madh dhe më i suksesshëm i turizmit modern në të gjithë rajonin MENA(vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore), duke dyfishuar vizitat vjetore turistike në Dubai.
Henderson zbuloi gjithashtu se “10 milionë vizitorë vjetorë” mund të “strehohen rehat” në resort Ai shtoi:
Moon Dubai do të ndikojë ndjeshëm në çdo aspekt të ekonomisë së emiratit, duke përfshirë turizmin, transportin, pasuritë e paluajtshme komerciale dhe rezidenciale, infrastrukturën, shërbimet financiare, aviacionin dhe hapësirën, energjinë, bujqësinë, teknologjinë dhe natyrisht arsimin. Pasi të jetë përmbyllur licenca e vetme rajonale dhe të jetë zgjedhur vendndodhja e saktë, do të inicohet një program para-zhvillimi njëvjeçar i ndjekur nga një program ndërtimi katërvjeçar.