Kombëtarja e Kroacisë dhurojnë paratë e Kupës Botërore për bamirësi

401
0

Ndoshta nuk arritën të fitojnë finalën e Kupës së Botës, por kombëtarja kroate arriti të fitojë zemrat e të gjithëve me paraqitjet e tyre në Rusi.

Mgjithatë, Kroacia dëshmoi se ishte një skuadër e madhe në fushë dhe jashtë fushës.

Në një letër të gjatë të nënshkruar nga trajneri, Zlatko Dalić, lojtarët dhe ekipi teknik të kombëtares kroate marrin vendimin për të dhuruar të gjitha paratë për bamirësi për fëmijët që kanë fituar në Kupën e Botës Rusia 2018. Reth 25 milionë euro!

Në të njëjtën kohë ata u drejtohen politikanëve dhe autoriteteve në vend si përgjegjëse për situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet Kroacia.

Ata akuzojnë politikanët kroat për gjendjën e rëndë ekonomike duke bër thirrje që të ndryshohet kjo gjendje.