Aksidenti në të cilin humbi jetën dje Anila Grishaj , 26-vjeçarja në kompaninë ushqimore Bocòn në Pieve di Soligo në Treviso, mund të jetë shkaktuar nga gabim njerëzor.
Sipas La Repubblica, mësohet nga burime hetimore, se makineria që shtypi dhe shkaktoi goditjen fatale ndaj 26-vjeçares është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës. Grishaj ishte në një pozicion të rrezikshëm me besimin se pajisja ishte e fikur.
Ndërkohë, Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat e punëtorëve organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë në vendet e punës.
Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve të Spisal u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.