Kolaudimi i automjeteve/ Blendi Gonxhe ben paralajmërimin e fortë, ja çfarë ju pret: Keni nje muaj kohe..

1157
0

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Rrugore, Blendi Gonxhe ka bërë një paralajmërim të fortë për nxjerrjen nga qarkullimi të mjeteve që janë në gjendje të rëndë. Në emisionin “Top Talk”, Gonxhe sqaroi se mjeteve duhet t’i jepet 1 muaj kohë për riparimin, në të kundërt nuk do të dalin më në rrugë.

“Në legjislacionin tonë, nuk kemi tagrin që të ndalojmë kategori të caktuara mjetesh që të mos dalin në qarkullim. Ne mund të ndalojmë që mjetet 1 nga 1 të kenë 1 muaj kohë për riparimin, përndryshe humbin të drejtën për të dalë në rrugë”, tha Gonxhe.

Ndër të tjera, foli edhe për mjetet që nuk e kanë kaluar kontrollin teknik duke thënë se situata është e rëndë pasi rezultojnë me certifikatë kolaudimi nga viti i kaluar. Këto mjete rezultojnë se kanë qenë shkak aksidentesh ose kanë shkaktuar aksidente për të tjerët.

“Ajo që po shikojmë është pamjet nga mjetet më skandaloze që kemi ngelur në test këto 2 muaj që kanë qenë pothuajse 100% me certifikatë kolaudimi nga viti i kaluar. Duhet të them që janë mjete që janë kolauduar në këtë gjendje se po të hysh nën to që duket qartë se me siguri nuk janë bërë që prej herës së fundit.

Situata është e rëndë, jo pa dijeninë e strukturave që kanë bërë kontrollin teknik, këtu është vendi për një strukturë më të gjatë mbi mossuksesin e një shërbimi të kontrollit teknik si ai që kishim zgjedhur ta kishim me koncesion. Vërejmë se këto mjete ose kanë qenë shkak aksidentesh ose kanë shkaktuar aksidente për të tjerët”, tha Gonxhe.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Rrugore, Blendi Gonxhe shtoi se pritet që të bëhet një mjete për gjendjen e mjeteve, një pjesë e madhe e të cilave shkojnë për tu riparuar.

“Ne do të bëjmë një mbledhje për të parë gjendjen jo të mirë të këtyre mjeteve, të cilat janë rreth 20-25% e atyre që ngelim përditë, të të gjithë numrit që paraqitet në kolaudim, është një numër i lartë në dukje por nuk përfundon i gjithi në rrugë. Këto mjete shkojnë për tu riparuar, ky është lajmi i mirë”, u shpreh Gonxhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.