Skip to content

Koincidenca fatale e familjes në Pogradec/ 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend ku vdiq dhe djali një natë më parë

    Një koincidencë fatale e ka ndjekur familjen ‘Mimimi’ në Pogradec.

    Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht.

    Në vitin 2000, 25 vite më parë, babai i 55-vjeçarit është përplasur për vdekje nga një makinë në të njëjtin vend.

    Ilir Mimimi, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u largua.

    Njoftimi i policisë:

    Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili u largua nga vendi i aksidentit.

    Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

    Vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.