Kjo nuk pritej prej tij, Bill Gates habit me parashikimin e ri: Pas 20 vitesh, do jemi…

28737
0

I famshëm për pasurinë e madhe që ka arritur të grumbullojë, për investimet dhe veprat e bamirësisë, Bill Gates së fundi nisi të njihet edhe për parashikimet e tij.

Manjati nuk ka reshtur së foluri për kërcënimet ekzistenciale globale, siç janë ndryshimet klimatike ose pandemitë e ardhshme që mund të prekin botën. Parashikimet e tij kanë qenë përgjithësisht të zymta, por këtë radhë bashkëthemeluesi i Microsoft befasoi me pohimin e tij optimisht lidhur me të ardhmen e njerëzimit.

I pyetur rreth sfidave me të cilat mund të përballen brezat e rinj, Gates u shpreh se beson që të lindurit brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojnë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.

“Unë jam ende shumë optimist dhe them se do të kishte shumë mirë pot ë kisha lindur në 20, 40 ose 60 vitet e ardhshme sesa në çdo kohë tjetër nga e kaluara”, është shprehur ai. Në muajin tetor, një sondazh i Gallup zbuloi se vetëm 42% e amerikanëve besojnë se të rinjtë e sotëm do të kenë “një standard jetese më të mirë” se prindërit e tyre.

Ky numër është 18% më i ulët sesanë vitin 2019 dhe shënoi nivelin më të tkurrur të optimizmit në rreth tre dekada, bazuar në sondazhe të ngjashme në të kaluarën po sipas Gallup.