Kjo nuk pritej. Plas keq në PS, Rama bën veprimin e bujshëm për të ‘djegur’ Veliajn

1829
0

Veliaj sa vjen e bëhet më i rrezikshëm për pozitat e Edi Ramës.

Kalbëzimi i pushtetit të Ramës për shkak të serisë së skandaleve, bjerrjes së propagandës, mashtrimeve, lidhjeve me krimin dhe krijimit të pëeplasjeve sociale në vend, ka bërë që Erion Veliaj të llogarisë edhe një herë afatet për t’u ngjitur në krye të PS.

Duke shfrytëzyar pushtetin në bashki, Veliaj po forcon raportet me faktorë mediatikë, forume të caktuara të PS dhe eksponentë me peshë të PS.

Gjithashtu, Veliaj po sulmon fort në prapaskenë besnikët e Ramës. Aleanca e Veliajt me Fatmir Xhafan tashmë është publike. Veliaj po shfrytëzon edhe krisjen e madhe të Ramës me 7 ministrat e shkarkuar, si mumdësi për t’iu afruar më shumë qëllimit për rrëzimin e Ramës nga kreu i PS.

Nga ana tjetër Edi Rama, si me të qeshur, e kërcënoi Veliaj se do ta varte në një nga pemët që kishte mbjellë vetë, nëse avanconte me planin kundër tij. Po gjatë këtyre ditëve, Rama ka urdhëruar ndryshimin e statutit për t’i prerë rrugën Veliajt për t’u ngjitur drejt kreut të PS.

Rama ka ngritur një grup pune të përbërë nga Alfred Peza, Arben Pëllumbi, Bledar Çuçi, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Ilir Beqaj, Senida Mesi etj., për ndryshimin e statutit.

Publikisht thuhet se ndryshimet do të bëhen për reformimin e FRESH dhe të forumit të gruas, por në fakt qëllimi kryesor është marrja nën kontroll të forumeve dhe largimi prej tyre të elementëve që nuk mbështesin Ramën.

Gjithashu, do të ndryshohen pika dhe kritere për kryetarin e partisë. Grupi i punës do të vendosë disa kritere që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar të PS, me qëllim që të mos plotësohen nga Veliaj./Pamfleti