Gjermania nuk ka avionë zj arrfikës. Kështu ka bërë me dije një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme Gjermane, duke shpjeguar arsyet pse Berlini ende nuk ka ofruar ndihmë për vendet e përfshira nga zja rret në Evropën Jugore.
“Gjermania ende nuk ka dërguar ndihmë për vendet e prekura nga zj arret në pyje, por për momentin po shqyrtohet nëse mund të dërgojë zja rrfikës në Greqi,” tha zëdhënësi i ministrisë, siç raportohet nga APE.
Sipas tij, që nga fillimi i zja rreve, Greqia, Shqipëria, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian. Përveç kësaj, ndihma e drejtpërdrejtë i është kërkuar edhe Gjermanisë. Shumica e kërkesave kanë të bëjnë me avionët zjarr fikës, të cilët Gjermania nuk i ka, tha zëdhënësi, i cili vuri në dukje, megjithatë, se kërkesa greke po shqyrtohet nga Qendra e Përbashkët e Referencës, njofton CNN grek.