Kjo është zona më e re sizmike në vend, nuk ka lidhje me Durresin, ja cfare thone sizmologët

Lëkundjet e shpeshta të tokës këto ditet e fundit kanë rikthyer shqetesimin e tërmeteve. Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar prej 24 Shtatorit 20 lëkundje sizmike në vend, 15 prej te cilave me epiqendër në Belsh të Elbasanit. Sizmologët pranojnë se kjo është një zonë e re në hartën sizmike të Shqipërisë, por nuk i shohin ato të lidhura me lëkundjet e forta të vitit të kaluar.

“Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit. Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje”.

Tërmeti më i fortë i 36 orëve të fundit ishte ai prej 4.5 Rihter me epiqendër në Cërrik. Po sa të rrezikuara janë ndërtesat nëse lëkundjet sizmike janë më të forta?

“Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen”.

Vendndodhja e Shqipërisë mes 2 pllakave tektonike asaj Afrikane dhe Euroaziatike, e bën një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Ndaj sipas ekspertëve është domosdoshmëri që për të gjitha ndërtimet të aplikohet Eurokodi, por ky i fundit nuk është miratuar zyrtarisht.

- Advertisement -

Një çift turistësh gjejnë 41 mijë euro në Durrës, i dorëzojnë në Policinë e Shkodrës

Një çift irlandez ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Sipas...

Dy tërmete të fuqishme godasin një tjetër shtet, lëkundjet ndihen deri në…

Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 6.4 në Mianmar, lëkundje që janë ndjerë deri në Tajlandë e Kinë. Lëkundjet e para, siç shkruajnë mediat...

Rritja e papritur e monedhave të huaja, ja si u mbyll java në tregun valutor..

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 98.8 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.