Exclusive Content:

Kjo është receta e vërtetë e sheqerpares turke, do të lëpini gishtat

NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ

Në ndryshim nga bakllavaja, e cila njihet zyrtarisht si ëmbëlsira e festave qofshin këto me karakter fetar apo Viti i ri, sheqerparja është një nga ato ëmbëlsira që mund ta bëni në çdo moment. Sot kemi sjellë për ju versionin turk të saj. Na besoni, do të lëpini gishtat kur ta provoni. Dhe duke qenë se jemi shumë afër fundvitit, ja ku keni një ide të mirë për ëmbëlsira.

Përbërësit për brumin e copave të sheqerpares (dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë doze): 125 g gjalpë i tretur i vakët, 200 g sheqer,2 vezë,100 g miell misri i bluar imët (semola), 1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira, 1 bustinë vanilje, 280 g miell 00, disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim
Për shërbetin: 4 gota ujë (250ml një gotë), 3 gota sheqer dhe lëngu i ½ limoni.
Përgatitja: Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet. Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë. Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë
miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.
Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë. I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati./living/

Latest

Newsletter

spot_img

Don't miss

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi...

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja...

Dalin detaje nga vrasja e 30-vjeçares së huaj në Tiranë, policia dyshon se i fejuari i saj..

Detaje të reja mësohen nga vrasja e 30-vjeçares (shtetase...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja cfarë ndodhi sot me monedhat e huaja..

Ditën e sotme, më 26 shkurt 2025, Dollari amerikan blihet...
spot_imgspot_img

Flet piloti: Ja cila është arsyeja pse shumë avionë po aksidentohen këto kohët e fundit

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe...

S*ks, drogë dhe “party” me alkool. Të miturit në Tiranë shfrytëzojnë banesat ditore, gazetarja shokon me deklaratën: Mbas shkollës mbledhin lekët dhe shkojnë të..

Gjate programit Wake Up ne Top Channel, gazetarja e njohur, Juli Ristani ka folur rreth shthurjes se adoleshenteve ne Tirane. Ndiqni videon më poshtë..

Tronditet bota e Hollivudit! Aktori i madh gjendet i vdekur bashkë me gruan dhe qenin e tyre. Policia dyshon se…

Aktori amerikan fitues i çmimit Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.