Skip to content

Kjo është lista me vendet e lira të punës në Gjermani, paga minimale, 1500 euro, kualifim të mesëm..

    Në Gjermani aktualisht ka rreth 1,2 – 1,5 milinoë vende të lira pune – varësisht nga momenti i matjeve dhe varësisht nga punët sezonale. Ky vend ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore (niveli akademik) por edhe për punëtorë krahu të pakualifikuar, punëtrorë me nivel të mesëm shkollimi (gjimnaz), zejtarë dhe profesionistë të fushave të shumta.

    Në statistika e Agjencisë Federale për Punë thuhet se numri më i madh i punëtorëve kërkohet me kualifim të mesëm (gjimnaz apo shkollë e mesme) si dhe me kualifikime profesionale, të cilët përbëjnë rreth 60% të vendeve të lira të punës. Në vendin e dytë janë profesionet pa kualifikime (22 %), ndërsa në vendin e tretë profesionet ku kërkohet niveli universitar i shkollimit – me 17 %.
    Rroga minimale

    Nga fillimi i vitit 2019 në Gjermani është rritur niveli i pagesave minimale për një orë. Pagesa minimale tani është 9,19 euro në orë, ndërsa nga viti 2020 do të jetë 9,35 euro. Kjo të thotë se nëse një person punon me orar të plotë në Gjermani, ai duhet të fitojë një rrogë minimale bruto prej të paktën 1.550 euro. Ndërsa niveli i rrogave varet nga kualifikimet dhe puna që bëhet. Personat me kualifikim universitar mund të fitonjë më shumë se 4.000 euro bruto.

    Rrogat e mjekëve janë prej 2.500 – 4.500 euro bruto. Rrogat e shoferëve rreth 2.000 euro. Ekspertët e IT mund të llogarisin me rroga edhe më të larta varësisht nga vendi i punës. Por të gjitha rrogat në Gjermani llogariten BRUTO, që do të thotë se nga këto para duhet të paguhen tatime, paratë për sigurime shëndetësore, solidaritet etjerë…

    Më së shumti fuqi punëtore kërkohet në qytetet e mëdha si në Berlin, Shtutgart, Këln, Dyseldorf, e më pak në Mynih kur jeta është shumë më e shtrenjtë se në qytetet tjera.
    Vendet e lira të punës:

    Banka, sigurime dhe imobilie – 18.839

    Arkitekturë, ndërtimtari – 135.451

    Minatorë, Gurëthyer, Qeramiqar – 26.276

    Punëtorë në adminsitratë dhe ekonomistë – 152.000

    Kimist, bilogogë, farmacistë – 48.487

    Elektricistë – 139.066

    Turizëm dhe hotelieri – 60.715

    Punëtor socialë, pedagogji – 77.840

    Medicinë, infermierë, përkujdesje për të moshuarit – 119.059

    Tregti – 130.736

    Industria e drurit, letrës dhe plastikës – 72.612

    Sektor i IT – 66.398

    Bujqësi – 16.347

    Menaxhmet, konsalting – 34.800

    Marketing, PR – 39.332

    Media, kulturë – 23.330

    Industria metalike, maqinerai, konstruktimi i makinave – 282.436

    Industria ushqimore – 53.593

    Drejtësi, tatime, financa – 34.600

    Tekstil, punëtorë me lëkurë – 27.559

    Transport, magazina, logjistikë – 134.247/abc-consulting