Kjo është historia e Sarës, vajzës sekrete të Princeshë Dianës

741
0

Edhe pse askush nga familja mbretërore nuk ka folur për këtë fakt, thuhet se Princeshë Diana kishte një vajzë sekrete.

Princesha e trishtuar kishte konceptuar një lindje in vitro. Vajza, e quajtur Sara, gjithashtu së fundmi ka takuar Princin Uilliam, i cili e ka shtyrë atë të pretendoj fronin. Të gjitha detajet e tregimit të pabesueshëm.

Princesha Diana kishte një bijë sekrete. Kjo është teoria e guximshme e risjell nga revista javore Novella 2000, njëzet vjet pas vdekjes së princeshës, e cila vdiq së bashku me shokun e saj Dodi Al Fayed në urën Alma në Paris 31 gusht 1997.

Revista javore sjell dëshmi dhe dokumente zyrtare të dyshimta, duke ngritur një tezë që ka qarkulluar në Shtetet e Bashkuara disa vjet më parë, sipas të cilës para dasmës në vitin 1981, një ngjarje pabesueshme ka ndodhur, shkruan Oggi.it.

Fertilizimi in vitro – Para se të lejonte martesën e Princit Charls me Dianën Mbretëresha do të sigurohej jo vetëm që Diana ishte e virgjër, por edhe se ajo ishte pjellore, në mënyrë që të sigurohej një trashëgimtar për Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ishte konsultuar në këtë mënyrë me gjinekologun e oborrit mbretëror, Sir George Pinker, i cili mori dy ovula nga Diana dhe realizoi fekondimin me farën e Charls. Sapo të ndodhte ngjizja, mbretëresha do të urdhëronte eleminimin e embrionit.

Lindja e Sarës – Sipas raporteve të marrë nga revista, mjeku vendosi embrionin tek gruaja e tij, duke lindur në këtë mënyrë Sara, vajza dhe fëmija i parë i Dianës.