Skip to content

Kjo është arsyeja pse Besi dhe Xhensila nuk publikojnë asnjëherë foto të vajzës

    Mos prisni më për një foto të Ajkës. Mami Xhensila dhe babi Besi nuk do të publikojnë asnjë foto të vajzës së tyre derisa vajza të rritet. I ftuar sot në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës, Besi sqaroi një herë e mirë arsyen pse ai dhe Xhensila nuk dëshirojnë të publikojnë asnjë foto të vogëlushes së tyre.

    “Nuk e kemi mbajtur larg për çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijën tim, sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Fëmija im ka kohë të rritet dhe të vendosë vetë për veten”,-është shprehur Besi.

    Xhensila dhe Besi nuk janë personazhet e vetëm që zgjedhin të mos i publikojnë në rrjetet sociale fëmijët e tyre. Plot vipa të tjerë shqiptarë dhe të huaj kanë vendosur të mos tundohen nga fotot e bukura që ju realizojnë fëmijëve dhe kanë zgjedhur t’i mbajnë ato vetëm në albumin e shtëpisë, jo në Facebook ose Instagram.