Personi në foto është 28 vjeçarja shqiptare Danjela Neza, e cila u vra nga ish-partneri i saj në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02;00 të mëngjesit të sotëm pranë një kopshti në Savona.
Babai i 28-vjeçares së ndjerë përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar të afërmit dhe dashamirësit për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të së bijës.
Medie italliane raportojnë se burri me origjinë nga Guinea nuk ka pranuar që te ndahej nga e reja dhe për këtë shkak, ka ndërmarrë aktin ekstrem.
Pasi e ka qëlluar ish-të dashurën, ai ka telefonuar Policinë, duke thënë se e kishte vrarë. Karabinierët kanë mbërritur menjëhetë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin. Po ashtu mbërriti dhe ambulanca, por fatkeqësisht e reja kishte ndërruar jetë.
