16.5 C
Tirana

Kishte humbur shpresat për tu bërë nënë, por i ndodh mrekullia..

Date:

Share:

Një nënë britanike, e cila luftoi për më shumë se një dekadë për të pasur fëmijë dhe ishte duke hequr dorë, i ka ndodhur mrekullia.

Beata Bienias, 36 vjeçe, kishte humbur të gjitha shpresat për të pasur në jetën e saj fëmijë, pasi kishte shumë probleme me shëndetin. Por metoda e Fekondimit in Vitro, i shkoi me sukses dhe nuk ka një fëmijë, por tre.

Mjekët i kishin humbur të gjitha shpresat dhe i thanë se nuk kishte mundësi të bënte ndonjëherë fëmijë.

Kur shkoi tek mjeku, ai i tha se ajo do të bëhej nënë e një foshnje, por më pas ata zbuluan se ajo priste edhe dy binjakë, dhe këta të fundit ishin ngjizur disa ditë më parë.

“Shkova për të bërë vizitën dhe mjeku më tha të mos jem nervoze, pasi ndoshta ekoja nuk do të tregonte asnjë gjë.  Por pak minuta më vonë, ai i tha bashkëshortit tim që të ulej, por ai nuk pranoi. Nuk e besoja dot, kur më tha se do bëhesha me trinjakë, ka thënë ajo.

“Asnjëherë, kurrë nuk kam menduar se do të kisha trinjakë. Nuk e besoj akoma edhe kur i shikoj foshnjet. Jam shumë e lumtur”.

Prindërit e saj janë gëzuar pa masë kur kanë marrë vesh se vajza e tyre do të bëhej nënë dhe trajtimi me metodën In Vitro i doli me sukses.

Amelia dhe dy binjakët Matylda dhe Borys kanë ndryshuar të gjithë jetën e Beata Bienias dhe bashkëshortit të saj, Pawel./tvklan.al

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.