“Kishim vetëm 2 jorganë dhe 2 pjata…” Sinan Hoxha rrëfen mes lotësh fëmijërinë e tij

730
0

Historia e Bukuries dhe Zenunit nga Tropoja që u trajtua në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte me të vërtetë e dhimbshme. Histori që të kujtonte “Lulin e vocërr” të Migjenit; 9 fëmijë dhe jetesa në kushtet e varfërisë së skajshme.

Fshati në të cilin jetonin ishte tepër larg dhe nuk kishte asnjë mundësi punësimi. Varfëria e tejskajshme në këtë familje kishte bërë që ata shpeshherë të jetonin vetëm me lëmoshë dhe me gjëra të falura.

Një histori që këput shpirtin, ku Bukuria kishte vite pa i takuar prindërit e saj që jetonin në Himarë. Madje, për herë të parë vajza e vogël Amarda fryu qirinjtë e tortës, pasi askush nga fëmijët nuk kishte festuar ditëlindjen.

Nuk mundi askush t’i mbante lotët përballë kësaj historie, madje as Sinan Hoxha, këngëtari që kishte ardhur enkas për t’i bërë të lumtur ata.

Moderatorja Arbana Osmani e kishte zgjedhur Sinanin për të surprizuar këtë familje, sepse historia e tyre ngjasonte me atë të familjes së këngëtarit.

Sinani rrëfeu mes lotëve se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mirë se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

 

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorgan dhe dy pjata po 9 fëmijë nuk arriti t’i përmbante lotët.

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, – ishin fjalët prekëse të Sinanit.

Këngëtari i dashur i skenës shqiptare për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e Sinanit ishte për vajzat e familjes, që kur ato të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij.

Sinani duke rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë tha se në jetë është e rëndësishme që të besosh tek ëndrrat se një ditë ato realizohen./gsh/