“Kisha pirë gjithë ditën dhe..”! Zbardhet dëshmia e Denis Meçes: Nuk doja ta vrisja, por ai..

Përballë dyshimeve të ngritura për gjobëvënie ndaj 42-vjecarit Egli Proga, autori i vrasjes denis Meçe ka dhënë një tjetër version përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Në dosjen e prokurorisë të zbardhur nga Top Channel, pak pasi është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec i shoqëruar nga avokati i tij,  Denis Meçe pretendon se nuk e njihte Egli Progën, por sipas tij ai e ka ofenduar pa shkak pasi ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë kohës që ishim ulur ne lokal, vjen ky djali, emrin nuk ja dija. Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal, në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda i kam thënë pronarit të lokalit për cigare, por atje ky djali më ka thënë: ja se ta dredh një unë dhe unë për respekt ja mora. Sa kam kthyer kurrizin ky më shau.

Unë i kam thënë po hajde pak jashtë të flasim, ai më shau sërish dhe kemi dalë jashtë. Unë kam dashur t’i fus një shpullë ta qetësoja por, sa i jam afruar kam ngritur dorën ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe me sa pashë edhe ai ishte i dehur”.

Denis Meçe është shprehur i penduar dhe i kërkon falje familjes duke theksuar se nuk kishte qëllim as ta vriste e as t’i shkaktonte dëmtime.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.