Kioskat e reja në Tiranë, Veliaj ia jep biznesmenit të fuqishëm

794
0

Pavarësisht luftës me të vegjlit dhe të pambrojturit, raportet e Veliajt me një tjetër kategori, biznesemë të fuqishëm, po njohin vetëm ditë të mira.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një luftë të përditshme me bizneset e vogla, të cilave po u rrit dhe po u vendos taksa të reja, si dhe me shitësit ambulantë, që përndiqen nga policia bashkiake dhe u sekuestrohet malli.

Pavarësisht luftës me të vegjlit dhe të pambrojturit, raportet e Veliajt me një tjetër kategori, biznesemë të fuqishëm, po njohin vetëm ditë të mira.

Së fundmi në Tiranë janë shfaqur disa kioska të reja, çka ka bërë që shumë qytetarë të akuzojnë Veliajn për rikthim të qytetit në ‘epokën e kioskave, të cilës i dha fund paraardhësi i tij në bashki, Edi Rama.

Këto kioska, mëson Politiko.al, janë në zotërim të Albanian Distribution & Development (ADD), kompania e biznesmenit të njohur Agim Zeqo. E njëjta kompani tregton edhe pijen ‘Red Bull’ në Shqipëri.

Në shumë kryqëzime dhe rrugë të kryeqytetit janë vendosur tashmë disa kioska pranë njëra-tjetrës, duke përbërë edhe një sfidë të madhe për shumë biznese të vogal që preken nga kjo konkurrencë e pronarëve dhe kryebashkiakut të bizneseve të mëdha.