Skip to content

Kini kujdes! OBSH zbulon 3 faktet e reja për koronavirusin dhe duhen lexuar

    OBSH ka publikuar disa fakte të reja për koronavirusin, pas lajmeve të shumta nga mediat e huaja.

    Një prej tyre thekson se pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm, ndryshe nga ç’mund të thuhet, nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.

    Po ashtu edhe në lidhje me rritjen e temperaturave apo imuniteti ndaj pandemisë.

    OBSH shkruan:

    FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën.

    FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID-19.

    FAKT: Pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.