Kiara kërkon të dalë nga shtëpia, por Luizi i propozon për martesë. Ja si përgjigjet Moderatorja..

128
0

Ankth, tensione dhe lot, por që në fund rezultoi një fund i lumtur për çiftin e Big Brother Vip. Dy ditët e fundit Luizi ka bërë një lojë ndaj Kiarës, duke i thënë se nuk dëshiron të vazhdojë më lidhjen dhe se nuk e shikon atë në të ardhmen e saj.

Mbrëmë u transmetua një përmbledhje e gjithë situatave të krijuara mes të dyve dhe Kiara ka kërkuar të lërë shtëpinë.

Luizi i kërkoi të dalin të sqarohen bashkë në oborr dhe teksa Kiara u përpoq të largohej ai u ul në gjunjë, duke i bërë pyetjen e madhe:

“Kiara Tito pranon të martohesh me mua?”

Kiara u emocionua nga surpriza krejt e papritur dhe pranoi, por jo pa i dhënë një shpullë Luizit.