Këtu mund të blini makina me cmim 300 euro

378
0

Në Greqi mund të blini makina me çmim fillestar duke filluar nga 300 euro. Media greke, “Newsauto” njofton se shitja e veturave do të bëhet në doganën e ishullit Kos në fillim të nëntorit. Ankandi do të zhvillohet nga Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike.

Makina e parë në listën e ankandit ka të bëjë me një “Renault Espace” me çmim fillestar 1600 euro. Modelet përkatëse në tregun grek arrijnë nga 2900 euro.

Nëse dikush kërkon një variant më të vogël, atëherë “VW Touran” është i përfshirë në listë me një çmim fillestar prej 2400 euro. Në tregun vendas mund të gjenden makinat përkatëse me çmim mbi 5000 euro. Një “Ford Expedition” mund ta gjeni me një çmim fillestar prej 4000 euro.

Një Land Rover Freelander e vitit 2001 mund ta blini me 1200 euro. Arsyeja e çmimit të ulët është fokusuar në faktin se timoni është në të djathtë.

Çmimet e shitjes së makinave përfshijnë TVSH-në 24%. Shuma e garancisë për pjesëmarrje në ankandet e veturave është 300 euro.

Këto makina janë përdorur dhe kanë nevojë për riparime. Të interesuarit para se të marrin pjesë në ankand duhet t’i shqyrtojnë ato së bashku me teknikët e zgjedhur për të përcaktuar masën e dëmit për të formuluar ofertat e tyre në përputhje me gjendjen.

Klikoni këtu për të lexuar në detaje njoftimin e plotë të ankandit./