Kalimi transit nëpër Slloveni, rregullat e reja, ja cfare kerkohet

2560
0

Shqiptarët, ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë ndër frekuentuesit kryesorë të kësaj rruge sidomos nga Zvicra. Për këtë arsye, shumë prej tyre jane te preokupuar me ndryshimin e paralajmëruar të rregullave të udhëtimit transit nëpër Slloveni.

Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Zvicër, hollësi lidhur me rregullat në fjalë.

Në përgjigjen elektronike që kemi marrë nga kjo ambasadë thuhet se , në parim, për të gjithë vlen “rregulla e artë e 3 G-ve (Geimpft, Getestet Genesen, ose: I vak sinuar, i testuar, i shëruar).

Në vijim, përgjigja: Duke filluar nga 15 korriku të gjithë atyre që do të hynë në Slloveni do t’ju duhet një nga dokumentet e mëposhtëm:
– Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vak sinimi i dytë
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit
OSE
– Një konfirmim i shtypur (SMS ose email nuk është i mjaftueshëm) i një PCR negativ ose i testit të shpejtë të antigjenit. Testi PCR nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë ndërsa testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç që shoqërohen nga prindërit e tyre përjashtohen nga certifikata e testit, pra, nuk kanë nevojë për një të tillë!

E GJITHË KJO Vlen për udhëtarë të tranzitit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.