Skip to content

Këto janë kartëmonedhat e reja shqiptare që do të zëvendësojnë të vjetrat

    U prezantuan seritë e reja të kartëmonedhave shqiptare, një ndryshim që vjen pas 20 vitesh.

    Prezantimi u bë nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i cili tha se prerjet e reja do të futen gradualisht në qarkullim.

    “Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e kartëmonedhave të qarkullimit vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.