Keto jane bizneset që do hapen te henen, lista e re, masat e detyrueshme

1345
0

Nga e hena zgjerohet lista e bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik te cilat duhet të marrin edhe një sërë masash të detyrueshme

Prej tyre jane ata bizneset që tregtojnë me pakicë artikuj kozmetikë dhe të tualetit në dyqane të specializuara, ata që tregtojnë pajisje elektro-shtëpiake, si dhe pastrimet kimike.

Gjithashtu, do të hapen hotelet dhe strukturat e ngjashme, si dhe hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi.

Do të lejohet edhe ushtrimi i aktiviteteve juridike, si dhe subjektet që tregtojnë ushqim të shpejtë, pra fast-food ose byrektore, por vetëm duke marrë me vete produktin ose dërgesën në shtëpi.

Nga ana tjetër do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ato biznese që merren me riparimin e pajisjeve të komunikimit, të këpucëve, të orendive elektor-shtëpiake  dhe orëve. Por, vendimi shoqërohet edhe me një sërë masash shtesë që duhet të ndërmarrin të gjithë bizneset që lejoheshin edhe më herët të ushtronin aktivitet, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Prej masave te detyrueshme jane: punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të elementeve të higjienës ku përfshihen: sapun i duarve, dezinfektantët me bazë alkooli që kanë të paktën 60% alkool,etj. 

Njekohesisht, punëdhënësi është përgjegjës për sigurimin e vazhdueshëm të mjeteve të mbrojtjes personale si maska dhe doreza.

Ne te njejten kohe duhet të vendosë postera që inkurajojnë higjienën e duarve, si dhe për ruajtjen e  distancimit social mes punonjësve, por edhe klientëve, dezinfektimin e  vazhdueshëm të ambienteve të punës, etj..  Paralelisht, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, është i detyruar  të kryejë inspektimin sistematik për vlerësimin e zbatimit të masave përkundrejt penaliteteve në fuqi.