Këto janë 3 qytetet më të rrezikuara nga tërmetet dhe zonat ku nuk ka thuajse fare lëkundje në Shqipëri sipas ekspertit

143
0

Sipas sizmologut Edmond Dushi, zona e Durrësit, Elbasanit dhe Dibres konsiderohen si pjesa më e rrezikuar nga tërmetet në vendin tonë.

Gjate nje interviste ne Klan News, sizmologu dha detaje te tjera.

“Mund të themi që pjesë jugperëndimore e vendit për shkak të tërmeteve autoktonë/historikë, që janë aty dhe aktivitetit të vazhdueshëm tektonik që ka, ka vlera të theksuara të rrezikut sizmik. Ndërkohë pothuajse pjesa dërrmuese e zonës së kontaktit ku përfshihet Durrësi, Tirana dhe një pjesë e qyteteve që janë në këtë zonë kanë vlera mbi 03g ose 30 përqind të nxitimit të rënies së lirë që merret si kriter bazë për vlerësimin e rrezikut sizmik. Pra do të thotë që këto zona tashmë janë, nëse do ndërtohet me këtë standard, do të jenë më të mbrojtura në raport me dukuritë sizmike që alokohen në këtë rajon”.

Sizmologu tregoi edhe dy zonat ku aktiviteti sizmik është i ulët.

“Pothuajse i gjithë territori i vendit, me përjashtim të zonave të Alpeve dhe zona verilindore të thella, të cilat rezultojnë historikisht pa aktivitet të theksuar sizmik meqenëse janë dhe më pak aktive në kuptimin tektonik sesa zonat e tjera të territorit të vendit”.

Po a ka një cikël të përsëritjes së lëkundjeve të forta të tërmetit?

“Sigurisht që ka një cikël, tërmeti është një dukuri i paparashikueshme, por periodike, ciklike. Do të thotë përgjatë zonave aktive ku ka ndodhur në të kaluarën tërmete pritet që të ndodhin në të ardhmen. Kur kemi një historik pastaj të monitorimit të tyre ne e kemi më të qartë në aspektin statistikor sesi është ky cikël. Për territorin e vendit, me studimet e para viteve 2000-2002, mund të themi që mund të kemi njëlloj periodiciteti 30 deri në 40 vjet, të përsëritjes së lëkundjeve, të periudhave me aktivitet të lartë sizmik, ku nuk përjashtohen dhe tërmetet e fortë. Kjo ka qenë evidente dhe për shkak të historikut. Mjaftojnë vitet 60-80 ne kemi pasur disa tërmete të fuqishme në territorin e vendit që kanë ndodhur në zona të caktuara”.