Këto 5 sinjale shfaqen në trupin tuaj kur ju keni mungesë vitaminash!

1105
0

Nje dietë e ekuilibruar dhe ushqyese mund ti sigurojë trupit tuaj me shumë përfitime shëndetësore. Ne te kundert,nje diete e ‘varfer’ mund te shkaktojë disa simptoma të pakëndshme.

Nëse trupi juaj ka mungese vitaminash, ju do të përjetoni simptomat e mëposhtme bazuar në vitaminën që ju mungon.

-Flokë dhe thonj te brishte: Një nga mangësitë kryesore të vitaminave që mund të shkaktojnë flokët dhe thonjtë e brishtë është mungesa e biotinës.

Individët që vazhdimisht konsumojnë te bardhë vezë të papërpunuar gjatë periudhave të gjata kohore mund të kene mangesi te biotines,per shkak te permbajtjes se substances avidin.

Avidin është një proteinë lidhëse e biotinës, që do të thotë kur konsumohet, zvogëlon absorbimin e biotinës.

-Ulcerat e gojës: Kjo tregon se keni sasi te ulet te hekurit ose vitamines B.

-Mishra te gjakosur: Ndonjëherë kur i lani dhëmbët në mënyrë agresive, ju përfundoni me mishra te gjakosur.
Shpesh here mund te keni nje rast serioz te gingivitit, por ndonjehere ndodh qe ne dieten tuaj te mungoje vitamina C.

-Shikimi i dobet naten: Nëse ne dieten tuaj mungon vitamina A, ju mund të vuani nga verbëria e natës, sipas një artikulli të botuar në PubMed.

Nese kjo simptome lihet pa u trajtuar; ajo mund të përparojë dhe mund të çojë në verbëri, transmeton shqiptari.net.

-Gungat e bardha dhe të kuqe në lëkurën tuaj: Nëse ndonjëherë keni gunga të kuqe ose të bardha në lëkurën tuaj, mund të jeni duke vuajtur nga keratosis pilaris( gunga të vogla të kuqe ose të bardha, të ngjashme me aknet qe shfaqen ne krahë, kofshë dhe te pasme).

Keratosis pilaris është një problem krejtësisht kozmetik që nuk ka efekte negative shëndetësore.Një dietë e larte me vitamina A ,mund të çojë në një përmirësim të ketij problemi.

/©10gjera.com/shqiptari.net/