Yigit Bulut, një nga këshilltarët e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se një luftë mes Greqisë dhe Turqisë do të ishte fatale për Athinën.
Gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror, TRT.
Gjatë emisionit ai u shpreh:
Prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë.”
Duke iu referuar një incidenti të javës së kaluar mes fregatës greke e cila interceptoi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje, Bulut tha se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë.
Bulut ka përdorur retorikë provokuese ndaj Greqisë edhe më parë, ndërsa situata aktualisht duket mjaft e tensionuar mes dy vendeve.