Këshilli i Evropës ka anuluar dërgimin e një delegacioni për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri. Sipas njoftimit ky vendim është marrë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.
“Këshillit të Evropës ka vendosur të mos vendosë një Delegacion të Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin,”-njofto Këshilli i Evropës.
Një ditë më parë, Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama në emisionin Opinion do të deklaronte se misionet diplomatike do të bojkotojnë zgjedhjet. Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare e cila ka si synim ruajtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Europë.
Themeluar në vitin 1949, Këshilli ka 47 vende anëtare dhe vepron me një buxhet vjetor rreth 500 milionë euro. Organizata dallon nga Këshilli Europian, i cili përbëhet nga krerët e 28 shteteve pjesëtare të Bashkimit Europian dhe që merret me drejtimin e përgjithshëm politik të Bashkimit Europian./ Opinion.al