Keto këshilla per te blere nje makine te perdorur, do tju ndihmojne para se te beni zgjedhjen tuaj.
1. Pse po blini një makinë të përdorur?
Nëse keni vendosur të blini një makinë të përdorur, keni marë një vendim të mençur. Mund të gjeni një makinë pothuajse aq të mirë sa edhe një e re. Makinat që janë vetëm 1 ose 2 vjet të përdorura janë 20-30% më të lira se një e re. Po ka edhe arsye të tjera për të blerë një makinë të përdorur:
2. Zgjedhja e makinës së duhur
Fillimisht shumë njerëz e dinë se ç’duan të blejnë. Por është mirë që t’i përgjigjeni disa pyetjeve: Mund ta përballoj shpenzimin e këtyre parave? Po konsumin e karburantit, taksat, siguracionin? Kam ku ta parkoj këtë makinë? Pasi t’u përgjigjeni pozitivisht këtyre pyetjeve është mirë që të zgjidhni makina të ndryshme nga i njëjti klas për krahasim. P.sh. nëse doni të blini një VW Polo, mund ta krhasoni me një Opel Corsa, apo Peugeot 207 me të njëjtin vit prodhimi, fuqi dhe motor. Kështu mund të dalloni avantazhet dhe disavantazhet e makinës që keni zgjedhur.
3. Kurseni para duke shmangur tendencën
Shumë blerës në Shqipëri kanë dëshirë markat më prestigjoze si: Mercedes Benz, BMW, Audi etj. Kjo është një tendencë disi e pashpjegueshme po të krahasohet me Greqinë apo Italinë, që kanë të ardhura më tepër. Një markë prestigjoze kushton shumë më tepër, edhe pse ju mund t’iu bëjë të njëjtën punë, ashtu si makina e një marke më pak të njohur. Tashmë rrugët janë në gjendje shumë më të mirë dhe para se të harxhoni 3000 Euro më shumë vetëm për markën, mendohuni edhe njëherë.
4. Kërkimi i makinës së duhur
Tashmë që shumë njoftime janë në internet, ju keni mundësi të kërkoni më me efikasitet makinën që doni. Mund të merrni të dhëna të hollësishme nga njoftimet e makinave tek dhe t’i krahasoni ato shumë thjesht Mund të kërkoni edhe të identifikoni makinën për historikun e saj nëpërmjet numrit VIN.
5. Sa mund të paguani?
Shitësi i makinës mund të ketë shumë më tepër eksperiencë dhe që në fillim mund t’ju konsiderojë si një “blerës” për një makinë të caktuar. Por para se të ndodhë kjo, ju duhet ta keni vendosur shumën limit të parave që do harxhoni. Pas kësaj ju mund të filloni negociata për të ulur cmimin.
6. Mënyrat e pagesës për makinën tuaj
Në përgjithësi tregu i makinave të përdorura në Shqipëri pranon vetëm para në dorë, por nëse gjeni ndonjë shitës që mund t’ju ofrojë këste, gjithmonë sigurohuni a është e pranueshme kësti për ju.
7. Nëse makina ju pëlqen
Ju mund t’iu pëlqejë një makinë që me shikimin e parë. Kjo nuk është gjithmonë gjë e mirë dhe zakonisht mund t’iu bëjë të paguani, përpara se të negocioni mirë. Nëse makina ju pëlqen, por ka edhe shumë të tjerë që po interesohen për të, mos u nxitoni. Nuk është një ankand. Në treg ka shumë makina dhe çdo ditë njoftohen shitje të reja.
8. Provoni makinën
Prova e makinës është përfundimisht ajo që vendos, nëse kjo është makinë për ju apo jo. Sapo të hipni para timonit ju mund ta dalloni nëse ka hapësirën e nevojshme, është e volitshme, ju pëlqen? Mos e provoni makinën kur bie shi, ose në kushte të vështira atmosferike. Fikeni radion që të dëgjoni mirë punimin e makinës. Vëreni me kujdes:
Mos u nxitoni dhe sigurohuni që çdo gjë është normale. Mirë është, që ta provoni makinën në një autostradë me shpejtësi p.sh. 90 km/orë. Nëse provoni një fuoristradë, gjeni një terren të përshtatshëm për fuoristradë. Nuk është gjë e mirë, që të gjeni probleme pasi e keni blerë. Pas provës kërkoni nga shitësi librin e shërbimeve. Mos blini një makinë që ka bërë aksident, ose ka defekte të dukshme. Edhe nëse ju pëlqen makina, ju mund ta çoni tek një mekanik për më shumë inspektim.
9. Negocimi për një makinë të përdorur
Negocimi i sukseshëm vjen nga një informacion i mirë. Këtë informacion ju mund ta gjeni edhe duke kërkuar me kujdes njoftimet tek 100oferta.com, apo duke lexuar artikuj të ndryshëm. Shitësit kanë më tepër përvojë në negociata, megjithatë ju duhet të keni parasysh.
10. Mbyllja e marrëveshjes
Pasi të keni rënë dakord me shitësin shkoni në një zyrë noteriale për të bërë aktin e shit-blerjes. Ju duhet të keni me vete një dokument identifikimi dhe shumën e parave ose vërtetimin bankar të pagesës.