Skip to content

“Kërkoj një ushtar që e kam takuar 21 vite më parë”, shteti italian plotëson lutjen e te riut nga Kosova

    Një i ri nga Gjakova ka kërkuar të gjejë një ushtar italian me të cilin ka pozuar në vitin 1999 gjatë kohës së luftës.

    Në ditën e çlirimit të Kosovës, Shpend Lila, i ka shkruar në Twitter ministrit italian të Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, duke iu lutur të gjente një ushtar italian nëpërmjet nëj fotografie të 1999-ës, ku kishin dalë bashkë.

    “I dashur Ministër, kjo është një fotografi e imja me një ushtar italian në vitin 1999. Ju lutem më ndihmoni ta gjej atë që të mund ta ribëjmë këtë foto në Gjakovë, Kosovë. Do të ishte e shkëlqyer,” – shkruan Shpend Lila.

    Dhe ministria italiane e Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht:

    “I dashur Shpend, kemi marrë një lajm të mirë për ju: ne kemi gjetur ushtarin në foton tuaj. Ju lutemi na dërgoni detajet e kontaktit privatisht në mënyrë që ai të kontaktojë me ju”.