Keni tokë por nuk gëzoni pronësinë? Ja çfarë duhet të bëni deri në 31 Dhjetor

567
0

A jeni pronarë toke por nuk keni dokumentacionin përkatës?

Nëse po atëherë duhet të paraqiteni pranë zyrave të bashkisë apo njësisë administrative ku juve jetoni.

Njoftimi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Ai shkruan se të gjithë fermerët duhet të paraqiten në zyrat e shtetit për plotësimin e formularëve deri në 31 Dhjetor.

Ai thotë se për këtë procedurë nuk do të ketë asnjë pagesë.

“Mirmëngjes, dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët pa pronësi mbi tokën e tyre bujqësore, që të drejtohen pranë bashkisë apo njësisë së tyre administrative për të përfituar plotësimin falas të dosjes deri më 31 dhjetor, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama