Keni probleme me gjumin, ja çfarë i ndodh trurit tuaj nëse flini pak

712
0

Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit. Tani, një studim i ri ka sugjeruar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.

Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi – Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.

Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.

Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.

Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyq në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.

Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.

Andaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

Shumë njerëz kanë pyetur vazhdimisht se cila është kohëzgjatja e gjumit sipas moshës që ka njeriu, ndërsa më poshtë i keni të gjitha rekomandimet:

I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë.
Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë
Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë
Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë
Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë
Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë
Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 7 deri në 9 orë
Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 9 orë
Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 7 deri në 8 orë.

VËREJTJE: Këto nuk janë orët e sakta për secilin njeri, sepse secili ka mënyrën e vet të përcaktuar të gjumit që i nevojitet trupit të tij, por, është evidente se nëse flini më pak sesa orët e rekomanduara më lartë, gjasat për të patur probleme shëndetësore rriten.

Dhe, këtu për ju kemi përgatitur një ndihmë shtesë – këshilla që mund të ju ndihmojnë për ta përmirësuar gjumin. Është ideale që para se të shkoni në shtrat të lexoni një libër të mirë, por mund t’i bëni edhe gjërat e listuara më poshtë:

Ushtroni çdo ditë
Mos shikoni TV 1 orë para se të shkoni në gjumë
Shmangni alkoolin
Mos pini kafe para gjumit
Zhvilloni një rutinë të shëndetshme të gjumit
Qëndroni brenda orarit tuaj të gjumit
Zgjedhni dyshekun dhe jastëkun që ju përshtatet.