Keni plane për pushime? Ja si pritet të jetë moti për 5 ditët në vijim

161
0

Kjo jave parashikohet të jetë një tjetër javë me mot kryesisht të kthjellët, por gradualisht temperaturat në vlerat e mesditës bien dhe nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parshikohen me mot të kthjellët si dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ditën e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave hera-herës deri dhe të dendura. Në zonën e veriut (kryesisht zonën e Alpeve dhe verilindje) do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar. Reshje shiu të dobta dhe të izoluara parashikohen edhe në relievet e tjera malore të vedit.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe atë të Premte me mot të kthjellët si dhe vranësirat e pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe ato malore të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.