“Keni një vend shumë të bukur, por jeni jeni abuzues me turistët”, italiani i zhgënjyer gjatë vizitës në Shqipëri me çmimet e fryra

664
0

“Keni një vend shumë të bukur, por jeni abuzues”, italiani zhgënjehet gjatë vizitës në Shqipëri nga çmimet e fryra

Bukuritë e rivierës shqiptare por edhe zonat malore gjatë viteve të fundit kanë tërhequr vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota, ku shpesh këanë zënë dhe faqet kryesore të mediave më prestigjoze të botës.

Por bukuria është një gjë, dhe mungesa e shërbimit, apo abuzimi me çmimet siç ndodh rëndom në vendin tonë nga biznesemenët që duan të “rrjepin” çdo turist qoftë ky apo i huaj është një gjë tjetër, është pikërisht ajo pjesa që na jep imazhin e shëmtuar nëpër botë.

Një i ri italian ka mbetur i mahnitur nga bukuritë shqiptare gjatë vizitës së tij të parë në vendin tonë, por për të kjo do të jetë edhe hera e fundit që vjen ën vendin e shqiponjave, pasi është mjaft i zhgënjyer nga shërbimi dhe trajtimi që i kanë bërë “mikëpritësit’ në Shqipëri.

Italiani Sebastiano Rappo në një postim në rrjetet sociale ka shprehu gjithë zhgënjimin e tij sa i përket shërbimeve aspak cilësore por dhe shumë të shtrenjat që ka gjetur në vendin tonë.

Sipas tij çmimet e kripura nuk i justifikojnë aspak shërbimet që ofrojnë në Shqipëri, madje ai shton se shpesh e ka parë veten si bankomat, dhe pushimet e tij në vendin tnë në vend që ta qetësonin e kanë stresuar.

“Të dashur miqtë e mi shqiptarë ju keni një vend shumë të bukur, me plazhe të bukura, por më vjen keq tu them se çmimet nuk e justiikojnë shërbimin që ju ofroni, dhe kjo gjë (mendoj) nuk ka për të ndryshuar, prandaj kjo ëhstë hera ime e parë dhe e fundit që vizitoj vendin tuaj të bukur. Shumë herë e kam parë veten si një bankomat që vetëm shpenzoj, dhe nëse gjatë pushimeve shpesh më duhet të ruhem nga shpenzimet e fryra, këto nuk janë më pushime por kthehen në stres. E përsëris, më vjen shumë keq pasi keni një potencial të madh, por abuzoni me çmimet për turistët”, shkruan Rappo në rrjete sociale.