Keni euro dhe dollarë për të ‘thyer’? Ja çfarë po ndodh në tregun valutor

440
0

Leku shqiptar ka forcuar pozitat sot ndaj të gjitha valutave të huaja në tregun e brendshëm valutor.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë fillim jave me 129.07 lekë, ose 0.08 pikë më pak se një ditë më parë, por pa prekur nivelin më të ulët që shënoi javën që lamë pas.

Dollari amerikan është nënçmuar me 0, 17 lekë duke u këmbye me 104.31 lekë. Paundi Britanik u këmbye me 149.31 lekë, ose 0.16 lekë më pak se një ditë më parë dhe Franga Zvicerane u nënçmua me 0.42 lekë, në krahasim me dje, duke u kuotuar në nivelin 108.42 lekë.

Aktorët e këmbimit valutor shprehen se, luhatjet e dy valutave kryesore euro dhe dollar në tregun vendas, reflektojnë ecurinë në bursat ndërkombëtare