Këngëtarit shqiptar i del llotaria amerikane, rrëfen planet

1594
0

Llotaria amerikane është ëndrra e shumë shqiptarëve, gjë e cila vërtetohet nga numri i madh i tyre që aplikojnë çdo vit për këtë mundësi. Mijëra të tillë aplikojnë dhe fituesit më pas nisin një kapitull të ri në kontinentin e largët.

Ndërkohë, në listën e fituesve të para pak kohëve, një prej tyre ka qënë edhe këngëtari shqiptar Mateus Frroku. I ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ ai ka treguar se këtë mundësi bashkë me të fejuarën e tij Lorin. Të dy janë në një lidhje prej 9 vitesh dhe u fejuan vitin e kaluar.

Këngëtari tha se nuk do të heqë dorë nga muzika, kështu që me gjasa mund ta dëgjojmë si një artist të tregut amerikan shumë shpejt.