“Kemi kapacitet për të përballuar zjarret”, Peleshi: Nuk ka sens të blejme helikopterë! Nuk është turp të kërkosh ndihmën e shteteve të huaja

3
0

Gjatë një takimi me përfaqësues të bashkive dhe prefekturave Korçë, Elbasan dhe Berat, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka kritikuar bashkitë, duke u shprehur se duhet të japin me tepër fokus menaxhimit të emergjencave civile, për të ndërtuar kështu sektorët e veta në secilën bashki.

Sipas tij, “shumë bashki në Republikën e Shqipërisë që nuk po luajnë rolin që u takon në bazë të ligjit dhe se duhet të marrin me tepër seriozisht këtë situatë”.

Mbi problematikën e zjarreve, e shfaqur javët e fundit edhe në ishullin e Sazanit, Peleshi iu përgjigj kritikave për mungesën në vendin tonë të mjeteve ajrore të destinuara për emergjencat.

Sipas ministrit, “nuk është e zgjuar të shpenzosh 50 milionë euro në blerjen e një helikopteri e dhjetëra miliona euro të tjera në mirëmbajtjen e tyre, sesa të bashkëpunosh dhe jesh brenda komitetit European të emergjencave civile, të cilat bëjnë që vendi ynë të marrë ndihmën e kërkuar në kohën që ajo nevojitet”.

Sipas Peleshit, Shqipëria ka “gjithë kapacitetet që nevojiten për të përballuar situatën e zjarreve. Në momentet kur situata do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, nuk është turp të kërkosh ndihmën e shteteve bashkëpunuese të huaja”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.