Skip to content

“Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu…”, Kristian Boci mbështet Besin, ‘thumbon’ Xhensilën: Të pata thënë..

    Promoteri i boksit dhe biznesmeni shqiptar, Kristian Boci, ka komentuar së fundmi këngën e re të Bes Kallakut, “Mosmirënjohja”.

    Ai ka ndarë një postim në Instagram, me anë të të cilit thotë se e kishte paralajmëruar artistin e njohur.

    Kjo pasi ky projekt siç është thënë iu dedikua Xhensila Myrtezajt, ish-partneres së Besit.

    “Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu”, tha ai.

    “Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”, vazhdoi tutje Boci.

    Xhensila dhe Besi po fliten prej muajsh për ndarje, gjë e cila u pa tash e sa kohë përmes rrjeteve sociale.

    Ata ndajnë bashkë dy fëmijë: Ajkën dhe Amenin.