Partizani ka arritur te dale fitues me rezultatin 2-1 ne derbin e kryeqytetit, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes së Kategorisë Superiore.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja kaloi në avantazh në minutën 29, pasi Belica shënoi me kokë gjatë zhvillimeve të një goditjeje këndi.
10 minuta më vonë, Hoxhallari barazoi rezultatin me një goditje dënimi spektakolare.
Në pjesën e dytë, ishte Bardhi ai që i dha fitoren Partizanit, me golin e shënuar në minutën e 59.
Ndërkohë, Laçi fitoi në Korçë ndaj Skënderbeut me rezultatin 0-2, me Mazrekajn dhe Shehun që shënuan në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Laçi përfiton nga humbja e djeshme e Vllaznisë dhe merr vendin e parë të renditjes.