Kate Middleton largohet me lot në sy nga pallati mbretëror për shkak të Harry dhe Meghan

2448
0

Kate Middleton u largua mes lotësh nga pallati mbretëror anglez, Buckingham Palace dhe për këtë fajesohet Meghan Markle dhe princi Harry.

Mediat britanike shkruajnë se Kate është prekur për shkak të një veprimi të kunatit të saj Harry dhe sërish në mes është nusja e tij Meghan Markle.

Mësohet se Kate është larguar mes lotësh nga Buckingham Palace, pasi mësoi se Harry ishte larguar nga ‘Royal Foundation’, të cilin prej dhjetë vitesh e drejtonte me të vëllanë William.

Mediat shkruajnë se Kate u prek aq shumë nga kjo ndarje, sa që nuk e besonte dot, që kunati pas martesës me Meghan hoqi dorë nga një projekt, kaq i rëndësishëm.

Po sipas zërave pranë familjes mbretërore angleze, duket se ish-aktorja amerikane është bërë shtysë që Harry të largohet nga fondacioni.